Çfarë ndodh me mosbindjen civile? Baçi: Rama nuk do ta fitojë një mandat të katërt
Çfarë po ndodh me mosbindjen civile të PD-së? Deputeti demokrat Luan Baçi, flet për mënyrën sesi do të vijojë e ashtuquajtura mosbindje civile e opozitës, tashmë që Sali Berishës iu hoq masa e arrestit dhe u rikthye në Kuvend. Për të PD dhe aleatët e saj nuk do të lejojnë që kryeministri Edi Rama të fitojë një mandat të katërt në krye të qeverisë.
“Ne nuk e kemi braktisur Parlamentin asnjëherë. Na kanë detyruar që të kërkojmë rivënien e të drejtës në vend. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër nëse na vihen pengesa. Nëse shkelet rregullorja, ligjet, ne nuk jemi të punësuar në parlament. Kemi të drejtat tona me ligj dhe kur preken do të reagojmë.
Nëse nuk e bëjmë me mënyra ligjore kalojmë te mosbindja civile. Jam i sigurt që do të vazhdojë. Jemi në prag të zgjedhjeve. Kemi një mazhorancë të korruptuar që nuk ka bërë asnjëherë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne nuk mund të lejojmë më që Rama të marr një mandat të katërt”, tha Baçi në ”A2cnn”.