Çfarë ndodh në zyrat e “GFI Albania”, kompania e përmendur në “Panama Papers”

Kamerat nuk janë të mirëpritura në zyrat e GFI Teknologies Albania në Mëzez, të vendosura në kilometrin e gjashtë të autostradës Tiranë Durrës. Edhe roja i godinës nxiton t’u shmanget. Thirrjeve telefonike nuk u përgjigjet askush. Emri i kompanisë, që në mes të vitit 2013 fitoi tenderin e markimit të karburanteve figuron në Dosjet e Panamasë, skandalit më të madh financiar që ka njohur bota deri më sot.

Megjithatë, “GFI Technologies” e vijon normalisht punën për markimin e karburanteve, në depozitat e Porto Romanos. Koncesionin e markimit të karburanteve e fitoi zyrtarisht Global Fluids. Më pas shërbimi kaloi në kompaninë “Petroleum Consulting Partners”, që në fazën fillestare zotëronte 25 perqind te aksioneve. Sot ajo zotëron 99.93% të aksioneve dhe vetëm 0.07% janë të GFI Technologies, me pronar shtetasin izraelit Assaf Halkin dhe ortak shqiptarin Ismail Mulleti. GFI është regjistruar në ishullin Anguilla, në Amerikën Qëndrore. Dy biznesmenët Halkin e Mulleti janë ortakë me nga 45 % të aksioneve edhe në kompaninë “IMAH”, një kompani me aktivitet në fusha të ndryshme. /Tv Klan

SHKARKO APP