Çfarë ndodh nëse Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe ndryshimin në statut?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se nëse kreu aktual i PD, Lulzim Basha nuk e njeh Kuvendin Kombëtar dhe ndryshimin në statut, vetpërjashtohet nga PD-ja.
Në konferencën për media, Berisha thotë se çdo demokrat duhet të respektojë vendimin e shumicës ose të zgjedhë rrugën e vetëlargimit.
”Ai që nuk njeh statutin, vetëpërjashton veten, del nga radhët e partisë sepse statuti është Kushtetuta e PD. Paçka deklaratave që janë bërë. Mendoj se çdo demokrat dhe demokrate do të respektojë vullnet të shumicës, do të respektojë statutin dhe forumet e PD, përndryshe zgjedhin rrugën e vetëlargimit, zgjidhje që nuk jua këshilloj sepse sic e dini, një nga ndryshimet themelore të statutit do të jetë pranimi dhe i fraksioneve. Ne, PD do e shtrojmë në shtëpinë e lirisë”.