Çfarë ndodh nesër në Kuvend? Strazimiri: Pjesëmarrja do jetë e kënaqshme, nuk rrëzohet regjimi

Si pjesëmarrës i protestës të së hënës, ish-deputeti Gent Strazimiri tha se është i kënaqur nga ajo që u arrit, duke thënë se kjo do të jetë një mënyrë për të rrëzuar atë që ai e quan “regjim”.

“Do ndjekim instiktin e lirisë, do ndjekim eksperiencat ndërkombëtare se si rrëzohen regjimet, shqiptarët të ndjekin instinktet e tyre të lirisë, nuk e kemi luksin që të biem në një regjim, do të mbrojmë lirinë me të gjitha mjetet që mbrohet liria”, tha ai.

Për rrjedhojë, është i bindur se në protestën e së nesërme do të ketë një pjesëmarrje të kënaqshme. Ai tha se nuk pretendon që nesër të rrëzohet regjimi, por thekson se është fillimi i intensifikimit të aksionit opozitar.

“Ishte një pjesëmarrje e kënaqshme dhe zgjati aq sa duhej. Nesër besoj që pjesëmarrja do jetë e kënaqshme, nesër do jetë fillim i intensifikimit të aksionit opozitar”, u shpreh Strazimiri në ”A2cnn”.

SHKARKO APP