Çfarë ndodhi me tre turistët anglezë që humbën në Theth?

Policia dhe banorët e Shkodrës kanë bërë të mundur gjetjen e tre turistëve anglezë të cilët cilët kishin humbur kontaktet ditën e djeshme në zonat turistike të Thethit.

Mësohet se turistët nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa aktualisht ndodhen të akomoduar në një nga bujtinat e zonës.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia  e Shkodrës dhe banorët e zonës u vijnë në ndihmë turistëve anglezë në zonat turistike malore të Thethit. Tre turistë anglezë, të cilët ishin duke eksploruar zonat turistike malore të Thethit, mbrëmjen e djeshme kanë humbur komunikimin mes tyre në zonën e quajtur Qafë Thore dhe kanë kërkuar ndihmën e Policisë

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë.

Policia e Shkodrës gjen rastin të falënderojë banorët e zonës, për sensibilizimin, angazhimin dhe humanizmin e treguar në disa raste të ngjashme gjatë muajve të fundit, ku së bashku u kanë ardhur në ndihmë turistëve që janë gjetur në vështirësi, për shkak të humbjes  së rrugës apo kontakteve.#bashkëpërnjëturizëmtësigurt”-njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?