Çfarë ndodhi në Kamëz? Policia: U plagos një 38-vjeçar!

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me raportimin se në Kamzë ka pasur të shtëna me armë.

Policia bën me dije se dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh, ku si për pasojë është dëmtuar me sende të forta 38-vjeçari Redi Vata, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në njoftim theksohet se gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?