Çfarë ndodhi në mbledhjen tre orëshe ku u shkarkua Myslim Murrizi

Pas tre javësh demokratët e Lushnjes do të zgjedhin kryetarin e ri të degës së Partisë pas shkarkimit të Myslim Murrizit, i cili në cilësinë e deputetit doli kundër vendimit të grupit dhe nuk dogji mandatin.

Vendimi për shkarkimin e Murrizit iu përcoll bazës nga Enkelejd Alibeaj dhe sekretari organizativ, Sait Dollapi, por strukturat e PD në Lushnje nuk pranuan propozimin që të drejtohen nga Daut Sula.

Mbledhja zgjati për rreth tre orë, ndërsa burimet thanë se pati edhe debate për mënyrën si do të behet rioganizimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj deri në zgjedhjet e reja u vendos që dega e Lushnjes dhe ajo e Divjakës të drejtohen në mënyrë kolegjiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Enkelejd Alibeaj: “Nga 1 janë bërë shumë dhe do të jenë shumë edhe më shumë ata që do të vendosin për fatin e shqiptarëve dhe të lushnjarëve”

Veç  çështjes së kryetarit, për Alibeajn i rëndësishëm ishtë diskutimi edhe për vazhdimin e aksionit opozitar të Partisë Demokratike kundër qeverisë së majtë të Edi Ramës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?