Çfarë ndodhi në Patos? Qytetarët flasin për përplasje makinash dhe të shtëna, policia mohon
Një përplasje automjetesh dhe të shtëna me arme janë dëgjuar në orët e vona të pasdites së sotme në qytetin e Patosit.
Nga ana e policisë një fakt i tillë nuk pohohet, pasi në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur as gëzhojat dhe as makinat e përplasura.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të fushës se sportit në qytetin e naftetarëve, ndërsa një i moshuar ka treguar dhe atë qe ka dëgjuar.
“Isha te Uzina e re dhe dëgjova krisma armësh me breshëri. Nga kurioziteti shikova dhe xhamat e makinave tani. Nuk pashë gjë se isha larg por krisma armësh ishin 100%. Ka gati një orë ky muhabet”.
Qytetare të shumte kanë dëgjuar të shtëna armësh, por vendi i ngjarjes nuk e pohon këtë fakt. /Ora News