Çfarë ndodhi në Sauk? Makina shpërthen papritur në flakë, zbardhen dyshimet e para

Një automjet është shkrumbuar plotësisht në dalje të Saukut.

Nga pamjet e siguruara nga Bw tregohet momenti kur zjarrfikësit shkojnë në vendin e ngjarjes. Ndërsa zjarri dyshohet të ketë shpërthyer për shkak të një defekti, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Shoferi i automjetit ka dalë nga makina sapo ka nisur zjarri. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por më kot pasi flakët e kanë shkrumbuar plotësisht automjetin.

SHKARKO APP