Çfarë nënkupton ministri i drejtësisë se “kemi një supërhetim me prona”?
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli sot për shkeljet e ligjit me pronat, sidomos në bregdet.
Por Ministri i theksoi këto fjali që kanë vendosur në alarm disa politikanë, ndonëse nuk dha ndonjë indicie konkrete. Akoma nuk dihet nëse ministri ka në fokus ish-zyrtarë e ish-qeveritarë të PD-së apo edhe të qeverisjes së PS-së nga viti 2013-2022.
Ministri tha: Drejtoria Anti-Korrupsion ka në proces një superhetim me të gjitha abuzimet me pronën publike dhe private nga veriu në jug me fokus të veçantë bregdetin.
Dosja e hetimit e cila shtrihet në kohë, përfshihen ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Kadastrës pavarësisht rangut dhe detyrës që mbajnë dhe që shumë shpejt pas përfundimit të këtij hetimi rezultate konkrete do jenë në duart e SPAK”, deklaroi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Pyetja shtrohet se këto hetime i shërbejnë penalizimit të pronave të përfituara në mënyrë të paligjshme apo u hiqen atyre që i kanë përfituar që t’ju jepen këtyre të lidhur sot me PS-në? Si në rastin e Dhermiut kur një aktor merr 133 dynymë tokë buzë detit për ndërtim vilash me firmën e kryeministrit.
Ndaj ngritja e zërit nga ministri i drejtësisë se “Drejtoria Anti-Korrupsion ka në proces një superhetim me të gjitha abuzimet me pronën publike dhe private nga veriu në jug me fokus të veçantë bregdetin” me sa duket flitet për isha e jo për deputetë e ministra të PS.
KOHA JONË SONDAZH

