Çfarë nuk pranoi Rama të dëgjojë nga biznesi? Zef Shtjefni: Nuk rriten pagat me detyrim nga qeveria
Kriza ekonomike po vijon prej kohësh, por çfarë paketash ka qeveria për biznesin, për shtresat në nevojë? Biznesmeni i njohur, ish-politikani Zef Shtjefni thotë se nuk rriten pagat me detyrim nga qeveria.
”Deri tani mendoj se shumë pak jemi dëgjuar, dhe takimi i fundit ishte për taksat mbi pagat. Në takimin e fundit, shqetësimi kryesor i qeverisë ishte rritja e takave, dhe e taksave mbi pagat”.
Për komunikimin që ka kryeministri Edi Rama me biznesin, thotë se në mbledhjen që bënë pak ditë më parë, ata (biznesi) nuk u dëgjua pasi foli vetëm Rama dhe ministrja. Shtjefni thotë se zëri i 100 bizneseve që ishin pjesë e takimit nuk u dëgjua, dhe se ata janë të zhgënjyer. Për të nëse qeveria nuk rrit pagat, shumë biznese do të mbyllen.