Çfarë po ndodh kështu? Historia tragjike përsëritet pas 6 muajsh
Krimi i rëndë që tronditi mëngjesin e sotëm Tiranën, kur një djalë qëlloi me armë një vajzë dhe më pas edhe veten, vjen vetëm pak kohë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fund të janarit në trotuarin e Fakultetit të Mjekësisë.
Ishte ora 14.52, kur i riu Aldison Belulaj 23-vjeçar nga Fieri vrau me armë vajzën që donte, por që ajo e kishte refuzuar, Ariela Muratin, studente e drejtësisë në vitin e tretë.
Vajza u qellua në sy të motrës dhe shoqes së saj, teksa kishin dale të bënin një denoncim për të riun, nga frika se ai mund të bëntë dicka të keqe. Por nuk ia arritën, pasi Ariela mbeti e vrarë në vend.
Aldisoni qëlloi edhe veten dhe u dërgua në spital, por pas pak kohësh në koma, ndërroi jetë. Atëherë u tha se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza. Në vend u gjetën aso kohe një armë zjarri pistoletë dhe dy gezhoja.
KOHA JONË SONDAZH

