Çfarë po ndodh me testimet?! Polici në Tiranë del pozitiv me Covid, kolegëve nuk u merret tamponi

Një efektiv i policisë së Tiranës rezulton i prekur me Covid 19, ndërkohë që kolegët e tij kanë kërkuar kryerjen e tamponeve.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ISHP ende nuk u ka marrë tamponet kontakteve të ngushta të tij, dhe efektivët e tjerë kërkojnë që t’iu bëhet menjëhere testimi, pasi kanë frikë edhe për familjarët e tyre.

E njëjta situatë paraqitet dhe në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ka rezultuar infektiv një infermier, ndërkohë që stafit ende nuk u janë bërë testimet. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer vetëm 264 testime, nga të cilët vetëm 45 kanë rezultuar pozitivë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?