Çfarë po ndodh në Berat? Biznesmenët dalin në protestë, ja çfarë kërkojnë
Çfarë po ndodh në Berat? Biznesmenët dalin në
Ndërkohë që sot festohet dita e Fiter Bajramit, pronarët e lokaleve në Berat kanë dalë këtë mëngjes në protestë.
Mësohet se ata po protestojnë për mbylljen e bizneseve në kuadër të masave nga Covid-19.
Pronarët shprehen se nuk kanë një shkresë zyrtare për mbylljen e biznesit të tyre.
Ata e konsiderojnë të padrejtë këtë vendim të qeverisë, pasi Berati është zonë e gjelbër dhe duhet të jetë hapur çdo ditë.
Më tej, pronarët e lokaleve theksojnë që nëse situata vazhdon në këtë mënyrë, atëherë janë të rrezikuar të falimentojnë.