Çfarë po ndodh në Durrës? 300 tregtarë përplasen me Policinë

Çfarë po ndodh në Durrës? 300 tregtarë
Mbyllja e tregut të fruta-perimeve në Durrës ka sjellë përplasje mes tregtarëve dhe efektivëve të policisë. Si çdo ditë tjetër, tregtarët kanë shkuar në punë edhe ditë ne sotme por kanë gjetur dyert e tregut të mbyllura dhe janë ngritur në protestë.

Tregtarët u shprehën u shprehën për mediat se nuk ka pasur asnjë lloj lajmërimi për mbylljen e tregut dhe se çdo gjë është bërë pa asnjë lajmërim nga ana e drejtuesve apo në media. Aktualisht 300 tregtarë të licensuar ushtrojnë aktivitetin aty, janë ngritur në protestë dhe kërkojnë që të punojnë. Ndërkohë mësohet se ky treg do të spostohet në 3 vende të tjera, të cilat tashmë janë krijuar për tregtimin e frutave dhe perimeve, tek shkolla shkolla “Leonik Tomeo” është gati, ndërsa vazhdon puna për përfundimin e dy të tjerëve.

SHKARKO APP