Çfarë po ndodh në Francë? Rreth 2500 viktima në dy ditë nga Koronavirusi

Franca i ka shokuar të gjithë në dy ditët e fundit ku janë regjistruar 1355 viktima më datën 2 prill dhe 1120 ditën e sotme në total 2475 viktima.

Kjo është një rritje jashtëzakonisht e madhe ku deri para ditës së djeshme dita me më shumë viktima ka qenë 509.

Raste aktive janë 43823 ndërsa 6662 janë në gjendje serioze për jetën. Sot janë shtuar 5233 raste të reja.

Ndërsa të shëruar janë 14008. Franca është vendi që ka shënuar më shumë viktima në një ditë.

SHKARKO APP