Çfarë po ndodh në Tiranë? Arrestohen 11 persona, ja akuzat ndaj tyre
11 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në 2 lokale në zonën e Kombinatit, si dhe duke poseduar lëndë narkotike kokainë.
Po ashtu u shpall në kërkim pronari i njërit prej lokaleve, i cili kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Game over”.
Arrestohen në flagrancë 11 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lotari të palejuara, në 2 lokale në zonën e Kombinatit, si dhe duke poseduar lëndë narkotike kokainë.
Shpallet në kërkim pronari i njërit prej lokaleve, i cili kishte përshtatur lokalin për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, si dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, disa prej të cilëve shërbenin për vendosjen e basteve sportive online, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 30 vjeç, Sh. O., 34 vjeç, E. L., 36 vjeç, M. M., 26 vjeç, B. Z., 33 vjeç, E. R., 28 vjeç, A. B., 23 vjeç, S. C., 33 vjeç, H. N., 34 vjeç, E. H., 22 vjeç, dhe V. M., 26 vjeç.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 23 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive online, duke luajtur poker me çipsa dhe duke konsumuar kokainë, 11 shtetasit e arrestuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 18 aparate celulare, shuma të ndryshme parash, si dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Vijon puna për kapjen e shtetasit L. S.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.