Çfarë po ndodh? Në Tiranë nuk lejohet hyrja, ish-deputetin e kthejnë në banesë
Tirana është izoluar dhe nuk lejohet as hyrja e as dalja. Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka debatuar me një efektiv policia në rrethrrotullimin e Bradasheshit. Teksa ishte nisur drejt Tiranës, ku ka përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Boçi ka dashur të futet në Tiranë, por nuk është lejuar dhe është kthyer sërish në Elbasan.
Postblloku në dalje të qytetit të Elbasanit, pranë fshatit Bradashesh ekziston prej disa ditësh, kjo për faktin se një bashki e gjelbër nuk mund të lëvizë lirisht drejt një bashkie të kuqe siç është Tirana, pa autorizim.
Forcat policore, të ndihmuara edhe nga forcat e ushtrisë, nuk lejojnë qarkullimin me ose pa autorizim; të dy rrugët e vjetra drejt Tiranës janë të bllokuara, kjo sepse ka patur një njoftim të opozitës për një bashkim drejt Tiranës për protestën për Teatrin Kombëtar në kryeqytet. Nga Elbasani nuk do të ketë asnjë dalje në drejtim të Tiranës