Çfarë po ndodh? Rama ndryshon në minutën e fundit mitingut në…

Kryeminsitri Edi Rama, nesër do të jetë në Kukës për të mbajtur një takim elektoral. Duket se nga protesta e opozitës, ka bërë që Rama të ndryshojë axhendën në minutën e fundit. Mësohet se takimi i parë ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit por më tej është ndryshuar. Sipas Safet Gjicit që është dhe kandidat për bashkinë e Kukësit, takimi do të mbahet në sheshin brenda kantierit ku pritet që të ndërtohet aeroporti. “Nesër në orën 18:00, Kukësi do të mirëpresë Kryeministrin e Shqipërisë z.Edi Rama. Takimi do të mbahet në aeroportin e Kukësit! Ftoheni të merrni pjesë! #30Qershor ?? #KukësiNukNdalet ?”, shkruan Safet Gjici.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?