Çfarë po ndodh tek Kryeministria? Dhjetëra forca policie me maska e mbrojtëse
Aktualitet E Hënë, 27 Shtator 2021 17:48
Pak minuta para nisjes së protestës së dhjetë të opozitës së bashkuar dhjetëra forca policie kanë rrethuar Kryeministrinë.
Efektivët mbajnë në duar maska kundër gazit, bombola të vogla dhe mbrojtëse. Makina policie dhe efektivë janë vendosur nga të gjitha anët e Kryeministrisë për të mbajtur të paprekur godinën.
Nuk dihet nëse do të jetë e qetë si e kaluara kjo protestë apo do të ketë dhunë, ndërkohë që policia duket e pajisur mirë.
KOHA JONË SONDAZH

