Çfarë po në Elbasan? RENEA zbarkon në qytet

Këtë mbrëmje forcat RENEA po zhvillojnë kontrolle të imtësishme në Elbasan. Një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim në të kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Sjellim në vëmendje që “Plumbi i Artë” u finalizua pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, njëri prej të penduarve të drejtësisë.

Uniformat blu lëshuan asokohe 32 urdhër-arreste, por mundën të arrestonin vetëm 9 persona. Ende nuk dihet nëse ka të arrestuar nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e sotme.

SHKARKO APP