Çfarë po zien në PS një ditë pas listave të Edi Ramës?

Në listat e kandidatëve për deputet të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ka mbajtur fort nga të vjetrit Niko Peleshin, Taulant Ballën, Bledi Çuçin, Blendi Klosin dhe ka mbështetur në listat e mbyllura emra si Ervin Demo, ish-kryebashkaiku i Beratit apo emra të tjerë si Petrit Malaj, Helena Kaçe.
Ndersa emra si Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Erion Braçe, janë vendosur në listat e hapura.
Braçe ka reaguar sot me një mesazh të koduar, por që duket sikur mund të tërhiqet.
Braçe shkruan: “Ka gjithmonë kohë për të bërë gjërat që do, mjafton liria!”
Damian Gjiknuri s`ka reaguar, por burimet thonë se ai gjjthashtu ka mbetur i befasuar nga vendosja jashtë listës së sigurt.
As Olta Xhaçka nuk ka reaguar.