Çfarë pritet në gjysmën e dytë të prillit? Treguesi i saktë do të jetë…

Java e katër e shtetrrethimit dhe kurba e infektimeve ulet. Më vend ka më shumë të shëruar, më pak të shtruar.  Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që është në vijën e parë të “zjarrit” që prej një muaji në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë, thotë për DW se prognoza për javën që vjen është optimiste.

”Rënia e numrit të rasteve reja të infektuara do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së ardhshme. Në gjysmën e dytë të muajit Prill do të ketë raste të reja më të pakta. Gjithsesi tregues i saktë do të jenë rezultatet e mostrave, të analizave”,tha për ”DW”.

Pandemia ka përfshirë 17 bashki nga 61 që janë gjithsej, me 416 të infektuar, 23 viktima, 182 të shëruar, 3395 të testuar. Epiqendra vazhdon të mbetet Tirana me 199 raste, e ndjekur nga Shkodra me 49, Durrësi 38, Fieri 32, Korça 17, Elbasani 15, Lezha 14, Hasi 12, Kavaja 8, Lushnja, Vlora, Kruja 5, Puka, Tropoja, Rrogozhina 4, Mirdita 3 dhe Berati 2.

Shifrat e ulura nuk përjashtojnë rikthimin e rritjes së kurbës së infeksionit. ”Duhen respektuar në mënyrë rigoroze masat kufizuese të qeverisë, distancimi social dhe karantina, duhen zbatuar këshillatr e mjekeve. Me këtë virus nuk bëhet shaka”.

SHKARKO APP