Çfarë pune duan shqiptarët? Janë tre lloje
zv/Kryeministrja, Senida Mesi duke folur për ecurinë e rekrutimit në administratën publike si dhe përballjen me kërkesat për punë nga ana e qytetarëve, tregoi cilat janë kërkesat më të mëdha për vende pune në shtet.
”Evidentojmë shumë nevoja për punësim dhe në momentin që i thua: ”Po, kam një subjekt privat i cili ka nevojë për punë”. Jo, jo! Unë nuk doja atë punë, unë doja punën e cila është në shtet. Dhe punët më të kërkuara janë tre: shoferë, roje dhe pastruese. Domethënë, punë të nivelit ku dhe vlerësimi i performancës dhe vështirësia janë le të themi minimale”, tha ajo në “Scan”
Mesi thekson se Shqipëria ende vuan nga mentaliteti i punës në administratën shtetërore si punë e lehtë dhe e përjetshme.
”Sfida më e madhe që qeveria shqiptare ka aktualisht është ndërrimi i këtij mentaliteti që puna në shtet nuk është puna që rri por është një punë që duhet të performohet dhe nuk është një punë që hyn për qëllime personale, përfitime personale apo një punë që mbi rrogën të del ndonjë ryshfet. Dhe këtu njëherë e mirë administrate publike së bashku me drejtuesit duhet ta marri vesh që puna në shtet është puna në shërbim të qytetarit”, tha Mesi.
KOHA JONË SONDAZH

