Çfarë u bë me virusin?! Infermieri i Infektivit: Hiç, po vret, por populli s’do ta besojë

Infermieri në spitalin Infektiv Korab Gjana u bën thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë masat mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që në ditët e fundit ka shënuar shifra të frikshme të infektimeve dhe vdekjeve.

Çfarë u bë me virusin?! Hiç, shohim çuditshëm sjelljen e tij sesi i vërsulet popullit në pamëshirë; e lëndon atë, ai s’reagon; e lodh atë, ai prapë rri dhe pret; e vret atë dhe ai prapë s’do ta besoj. Vazhdon vërsulja dhe egërsia e tij, e ne rrimë shikojmë sërish çuditshëm…” shkruan ai.

Korab Gjana ishte pjesë e grupit të mjekëve që shkuan për të ndihmuar në Itali në kulmin e pandemisë në muajin mars të këtij viti, ndërkohë që tashmë është pjesë e stafit te spitali covid-1, te Infektivi. /Abcnews.al

SHKARKO APP