Çfarë u tha policëve Shullazi gjatë arrestimit

Emiljano Shullazi i arrestuar pas denoncimit të bërë nga ana e ish-Kryeministrit Berisha për kërcënimin e kandidatit për Rektor të Universitetit të Tiranës, Koni tashmë do të përballet edhe me akuza të tjera.

Sot në mesditë gjykata pritet të japë masën e sigurisë ndaj tij ndërsa siç raporton e përditshmja ‘Panorama’, Shullazi ka qenë në dijeni që policia do të shkonte ta shoqëronte.

Efektivët e ‘Shqiponjës’ që kanë shkuar ta arrestojnë kanë qenë me maska dhe ndërkohë që ata i janë afruar, Shullazi e ka kapur njërin nga policët dhe i ka hequr maskën nga koka duke i thënë:

Hiq maskën ore se të njoh shumë mirë se kush je.

Përpara vilës së tij tek ish-Parku kanë qenë shumë persona dhe efektivët ishin bërë gati që ti shoqëronin të gjithë, por më pas nga banesa ka dalë Shullazi i cili u ka kërkuar policëve që të mos i preknin njerëzit e mbledhur.

Po ju prisja, nuk keni punë me djemtë. Do të vij me ju, ja ku më keni’

Pas këtij momenti, 38-vjeçari nuk bëri rezistencë dhe u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kurse, shoku i tij i ngushtë Gilmando Dani dhe kushëriri Blerim Shullazi janë paraqitur në polici për të pyetur për Emiljano Shullazin dhe janë arrestuar sapo kanë hyrë, pas fletë-arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si të përfshirë në disa vepra penale.

SHKARKO APP