Çfarë u vendos sot mes Metës dhe Ramës?

 

 

 

Ora.10.20, takohen Rama me Metën për ndryshimet në Qeveri.      

 

Diçka po vendoset për fatin e kësaj qeverie. Mbrëmë Edi Rama ka anulluar vizitën e tij të planifikuar në Gjermani, ndonëse shkoi dhe e takoi kryeministrin e një Landi, por më pas me urgjencë është kthyer në Tiranë, duke anulluar takimet e tjera. Ndërsa në këto momente ka filluar një takim në vilën qeveritare mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Duket se nuk janë në ditë të qeta pasi nuk po takohen të dy veçmas si dikur, por të shoqëruar nga “eskorta qeveritare e partiake”. Ilir Meta ka marrë me vete Petrit Vasilin dhe Spartak Brahon, kurse Edi Rama ka në krahun e tij ministrat Tahiri, Gjiknuri, Beqja si dhe Gramoz Ruçin dhe Erion Braçen.

Janë në takim dhe nuk dihet saktësisht se ç’po luhet, porse anullimi i vizitës zyrtare në Gjermani e kthimi në mesnatë i Ramës tregon se ai po shkon drejt një vendimi të fortë sot në raport me Ilir Metën. Fakti që ka marrë në takim edhe tre ministrat më të akuzuar e që janë në shenjëstren e LSI si Tahiri, Gjiknuri dhe Bejta tregon se ose këta do të japin dorëheqjen dhe do të ketë kompozim të ri të Qeverisë këto ditë ose është një provë force e kryeministrit që “unë mora në takim pikërisht ministrat që ti nuk i do!", dhe po shkohet drejt ndarjes PS me LSI. Pra drejt zgjedhjeve të parakohshme. Por problemi mbetet se nuk i lejon amasadori Lu dhe BE pa miratuar reformen në drejtësi. 

Të dy sot ose pajtohen ose shkojnë drejt humnerës politike, fundi i së cilës nuk dihet. Ndërkohë Berisha ka dalë në ballkonin e zyrës së tij tek pallati 24-katsh pranë stadiumit kombëtar dhe rri e pret se çdo ndodhë sot  në vilën ku para tre vitesh rrinte e drejtonte vendin.

Por akoma nuk kanë për qeverinë? Akoma nuk kanë dalë për median.

SHKARKO APP