“Çfarë vaksinimi, hap rrugën”, tensione te “Filologjiku”, studentët përplasen me policinë në hyrje të fakultetit

Kanë nisur tensionet në fakultetet e Universitetit të Tiranës, për shkak të kontrolleve që po iu bëhen studentëve në hyrje të çdo fakultetit për vaksinën ose testin anti-Covid.

Siç shihet në foto, studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.

Studentët janë revoltuar nga ky vendim dhe, siç e tregojnë pamjet, ata përplasen me policët, duke iu kërkuar që t’i lejojnë të hyjnë brenda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk vuaj për bukën e gojës, por për cilësi, të gjithë ne vuajmë për cilësi”, tha një prej studentëve.

“Vaksinimin”, tha njëri prej personave që qëndron në derë.

“Hapeni rrugën për studentët! Çfarë vaksinimi”, tha një tjetër student që është kundër rregullit për vaksinimin.

Studentët që kanë kundërshtuar hapur rregullat e vaksinimit me detyrim kanë paralajmëruar protesta, deri në heqjen e masave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?