“Ç’hall kishte sot Rama që u serviri shqiptarëve një aksion anti-terrorizëm të kryer 1 vit e gjysmë më parë?”
Në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, Policia e Shtetit dhe drejtori i saj Ardi Veliu dhanë lajmin e zbulimit të një celulë terroriste iraniane, që do të kryente një akt terrorist në Shqipëri, ditën e Sulltan Novruzit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka zbuluar emrat e terroristëve iranianë, që kishin shënjestruar Shqipërinë, dhe që “koka” e celulës ishte operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN.
Por, sipas ish deputetit të PD, Bardh Spahia, kjo është lëvizja e rradhës e kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen e medias dhe shqiptarëve.
“Çfarë halli kishte sot Edi Rama që nxori drejtorin e Policisë t’u jepte shqiptarëve një aksion antiterrorizëm të kryer 1 vit e gjysëm më parë?
Çfarëdo që të nxjerrësh nga thesi, e vërteta është kokëfortë dhe e qartë si drita: Edi Rama është shkaku pse prej 4 vitesh Shqipëria nuk bën asnjë centimetër përpara drejt BE! I mplakur nën peshën e zullumeve e tejet qesharak në fiksimin pas karrikes! Edi Rama Hapi Rrruge Shqiperise”, shkruan Spahia në postimin e tij.