Çifiti u asfiksuan në banesë, fqinjët: Të shokuar, mendja të kapërcen ndonjëherë
Fqinjët e çiftit nga fshati Gjergjan i Elbasanit të cilët u gjetën të asfiksuar në banesë nga rrjedhja e bombolës së gazit, ndërkohë që ngjarja dyshohet si vetëvrasje, shprehen se janë të shokuar nga kjo ngjarje.
Banesat ndodhen vetëm pak metra larg njëra-tjetrës dhe në momentin kur ata kanë parë të mbërrijë policia, janë shokuar. Fqinjët pohojnë gjithashtu se gruaja prej dy vitesh ishte e sëmurë, çka përforcon edhe dyshimin e policisë se hapja e gazit Brenda në dhomë ka qenë e qëllimshme.
“Na thanë që janë helmuar nga bombola e gazit, por sesi ka ndodhur nuk dimë gjë. Marrëdhëniet me fqinjët kanë qenë shumë të mira, s’kanë pas probleme. Me fëmijët nuk e di si i kanë pasur marrëdhëniet. S’kam ç’a të them”.
Ndërsa një tjetër pohoi se: “U habitëm kur e morëm vesh. Burrin e zuri gjumi mbrëmë dhe u habitëm kur pamë që erdhi policia, nuk e dimë se nga erdhi. Mendja në kapërcen ndonjëherë. Fëmijët i ka të larguar”.
Fqinj tjetër shprehet i tronditur nga ngjarja e rëndë, ku thotë veç se fjalët më të mira. “I kemi njohur për njerëz jashtëzakonisht të mirë, si i ndjeri ashtu edhe e shoqja. Kemi respekt. I përcjellim me dhimbje. Nuk dyshojmë për asgjë të keqe. Bashkëshortja ka qenë e sëmurë, ka nja dy vite, kurse ky vetë i shërbente. Madje kohët e fundit mori edhe dikë që iu shërbente në shtëpi”.
KOHA JONË SONDAZH

