Çifti i bashkëshortëve punonjës të spitalit të Rrëshenit me Koronavirus, testohet stafi i mjekëve

Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rastet e reja të personave të infektuar me Koronavirus në Shqipëri.

Gjithashtu u njoftua një shtim i rasteve të reja në qytete të ndryshme të vendit vecanërisht në Durrës ku u pa një rritje prej 12 rastesh të reja në 24 orë.

Po ashtu edhe në Mirditë që është vendi i fundit që i shtohet hartës me persona të infektuar në vendin tonë ka shkuar në dy numri i të prekurve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për dy punonjës të spitalit të Rrëshenit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas burimeve të Abcnews bëhet me dije se një ditë më parë është konfirmuar me COVID-19 bashkëshorja e 55-vjeçarit, e cila punon infermiere në spitalin e Rreshenit.

Çifti i bashkëshortëve punonin të dy në spitalin e Rrëshenit ku fatmirësisht anëtarët e tjerë të stafit kanë rezultuar të painfektuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?