Çifti i gjetur i vdekur në pyll, dyshohet se burri është Agim Madani

Agim Madani, i shumëkërkuari në Shqipëri dhe në Kosovë për vrasje, përdhunim e grabitje, dyshohet të jetë një prej viktimave të gjetura dje në një fshat të Tropojës. Bashkë me burrin e dyshuar si 50-vjeçari Madani, u zbulua dhe trupi i një femre.

Sipas “Panorames” të dy kufomat dyshohet të kenë ndërruar jetë para 6 muajsh nga gjetja e tyre mëngjesin e djeshëm. Çifti ka jetuar së bashku, nisur nga provat e gjetura në vendngjarje, por për policinë është ende mister shkaku i vdekjes. Nga të dhënat paraprake nuk ka shenja për vrasje, edhe pse ekspertiza pritet të tregojë arsyen e vdekjes.

Çifti u gjet i vdekur brenda një kasolleje të ndërtuar prej tyre, në një fshat të Tropojës. Kufomat, një mashkull dhe një femër, me moshë të pacaktuar ende saktësisht, u zbuluan ditën e djeshme nga një bari, i cili është tronditur nga skena.

SHKARKO APP