Çifti shqiptar infektohet nga koronavirusi, udhëtuan në veri të Italisë për biznes

Evidentohen të sëmurët shqiptarë me CoVid19. Bëhet fjalë për një çift biznemenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës mbas një udhëtimi biznesi ne veri të Italisë. Sapo mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre. Mjekët e spitalit rajonal të Zakinthos, thanë se gjendja e tyre klinike është mjaft e mirë, dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave me të cilët po trajtohen.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit te Zakinthos, urdhëruan dizifektimin dhe mbylljen e menjëhershme të restoriantit shumë të frekuentuar që çifiti ka në pronësi në qendër të ishullit jonian, dhe kalimin në karantinë edhe të 2 punonjësve të tjerë të restorantit, edhe ata me origjinë shqiptare. Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja të virusit. Në ishullin e Zakinthos janë evidentuar disa raste me Covid, por për momentin nuk bëhet e ditur se cili është burimi i infektimit të banorëve. Zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat me Covid19.

SHKARKO APP