Cigarja elektronike tek 50% e nxënësve, specialistët thirrje për masa

Përdorimi i cigares elektronike nga fëmijët po merr përmasa të frikshme. Më shumë se gjysma e nxënësve në shkolla, 9-vjeçare dhe të mesme e konsumojnë këtë produkte. Konstatimi dhe shqetësimi i mësuesve bëhet publik nga ekspertët e shëndetësisë.

Oborret dhe tualetet e shkollave janë vendet ku i konsumojnë më shpesh. Një cigare elektronike kushton nga 800 deri 1200 leke. Ky produkt tregtohet në pikat e shitjes së duhanit, në markete e madje edhe në dyqanet pranë shkollave. Me ligj edhe cigaret elektronike nuk duhet t`u tregtohen personave nën moshën 18 vjeç.

Ekspertët u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të rrisin ndërgjegjësimin e të rinjve për rrezikun nga përdorimi i cigareve elektronike si dhe të ndëshkojnë subjektet që u tregtojnë fëmijëve këto produkte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?