Cikloni nga Adriatiku, meteorologia jep detajet
Një qendre ciklonare është në Adriatik, dhe po zhvillohet mes Italisë dhe Kroacisë. Meteorologia Adiola Bani ka shpjeguar se cikloni që vjen do të na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve gjatë këtij 24 orëshi në veri dhe zonat qendrore dhe më pak reshje në jug të vendit.
“Kryeqyteti do t’i shijojë edhe pak këto orë pa reshje pasi presim që pas orës 3 pasdite të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash të dendur që ka ardhur nga zonat veriperëndimore duke na sjellë reshje të pakta aktualisht. Duke ju afruar mesditës dhe pasdites do të kemi intensifikim të reshjeve fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.
Sasitë më të konsiderueshme të reshjeve priten gjatë orëve të mbrëmjes, natës dhe gjatë ditës së hënë ku do të kemi reshje mesatare dhe lokalisht intensive këto dy ditë kryesisht në zonat veriore dhe në ato qendrore.
Më pak reshje do të kemi në zonat jugore dhe kjo ndodh si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare midis Italisë dhe Kroacisë duke na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve gjatë këtij 24 orëshi në veri dhe zonat qendrore dhe më pak reshje në jug të vendit.
Sa i përket temperaturave s’do kemi ndryshime të mëdha. Këto ditë vlerat luhaten nga -1 në zonat malore dhe maksimumi parashikohet jo më shumë se 15 gradë celsius”.
KOHA JONË SONDAZH

