Cila është situata atmosferike për ditën e sotme, 20 tetor 2024?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, për shkak të qarkullimit anticiklonar si dhe masave ajrore jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore, si dhe intervale të herëpasherëshme kthjellimesh.

Mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në momentin e formimit të vranësirave era fiton shpejtësi  10-14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/22 Diell re
Kukës 8/19 Diell re
Lezhë 14/21 Diell re
Dibër 8/19 Diell re
Durrës 15/25 Diell re
Tiranë 14/24 Diell re
Elbasan 14/25 Diell re
Berat 13/25 Diell re
Vlorë 15/24 Diell re
Korcë 7/16 Diell re
Gjirokastër 10/24 Diell re
Sarandë 14/24 Diell re

SHKARKO APP