Cilat biznese do të hapen të hënën? Kryeministri Rama jep njoftimin e rëndësishëm
Kryeministri Rama njoftoi se nesër do të tregojë bizneset që do të lejohen të fillojnë punë lirisht duke filluar nga e hëna.
Rama tha se duhet të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara.
“Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në çdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave” tha Rama.