Cilat variante të Covid-it po qarkullojnë në Shqipëri?
Cilat variante të Covid-it po qarkullojnë në Shqipëri? Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tregon se deri më tani sundon varianti ”Delta”, dhe se varianti ”Mu” nuk është i konfirmuar dhe variante të tjera të Covidit nuk janë evidentuar ende.
”Varianti që aktualisht sundon është varianti Delta. Që prej javës së fundit të Majit, fillimi i Qershorit është konfirmuar prezenca dhe të gjitha rastet pothuajse mbi 95-97% e tyre janë varianti Delta.
Sinjale të tjera janë të deduktuara në diagonozën laboratorike pranë laboratorit të virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik sipas një procesi të standardizuar sistematik në mënyrë të përjavshme ose dy javore dërgohen mostrat pranë dy laboratorëve të Londrës për të konfirmuar mostrat të cilat kanë sinjale dyshimi për variante të tjera.
Por deri në këto momente Varianti Mu është i pakonfirmuar dhe variante të tjera nuk janë evidentuar në vendin tonë”.