Cilën vaksinë mund të bëjnë studentët shqiptarë?

Qeveria e ka vënë me detyrim vaksinimin ndaj studentëve. Shefja e shërbimit infektiv, Silva Bino, thotë se ata mund të zgjedhin cilëndo vaksinë.

AstraZeneca rekomandohet për personat mbi 20-vjeç, por për shkak të efekteve anësore që mund të ketë të rinjtë kanë mundësinë e zgjedhjes.

”Të rinjtë mund të vaksinohen me çfarëdolloj vaksine, mund ta zgjedhin vaksinën e tyre. Ne nuk kemi rekomanduar plotësisht vaksinën AstraZeneca, sidomos tek femrat e reja. Vaksina AstraZeneca mbi moshën mbi 20-vjeç ne e rekomandojmë si vaksinë, por personi mund të zgjedhë dhe një tjetër për shkak të disa efekteve anësore që janë zbuluar se kanë lidhje me vaksinën. Ne i ofrojmë të gjitha llojet e vaksinave”.

 

SHKARKO APP