Cili është politikani që pastroi 1 milion euro në Lindjen e Mesme?

 

Nga DPPPP ka dalë një fakt tronditës për politikën. Politikanët janë të përfshirë në pastrimin e parave dhe kjo tashmë është evidentuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, (DPPPP), e cila në raportin vjetor të 2014 zbardh një skemë se si një politikan shqiptar ka pastruar para nga Lindja e Mesme në shumën 1 milion euro. Dhe është me një forcë të madhe politike e që ka ndikim në shumë qarqe vendimmarrese. Emrin e tij akoma nuk e bëjnë publik. Po hetojnë edhe dy deputetë që ka lidhje me këtë politikan me lidhje të kryqëzuara politike.

Nisur nga fakti se, shtetasi përfitues i fondeve ishte ekspozuar politikisht çështja iu nënshtrua një analize të hollësishme nga DPPPP në lidhje me arsyen e transferimit të fondeve, përdorimin e tyre, si dhe historikun e veprimeve financiare të personit, shkruan Monitor. DPPPP pohon se, nga analizimi i informacionit rezultoi se:

− Fondet e dërguara si donacione, në një pjesë të madhe kanalizoheshin nëpër llogaritë e tij personale dhe jo drejt destinacionit përfundimtar;

−Në vitin 2010 politikani kishte blerë kuotat e një shoqërie ‘C’ në vlerën 2 milionë lekë, të cilat i shiti pas një viti për një shumë të konsiderueshme;

− Kishte blerë një pasuri të paluajtshme me çmim 2.5 milion euro së bashku me persona të tjerë të cilët jetonin në Lindjen e Mesme;

− Kishte depozituar mbi 500,000 EUR me para në dorë në llogaritë e tij personale, si dhe të një shtetasi tjetër (shtetasi A), prej të cilës kishte blerë një apartament;

− Shtetasi A, ndërkohë kishte të depozituara në llogari mbi 150,000 euro, si dhe kishte investuar shuma të konsiderueshme për hapjen e një biznesi shërbimesh;

DPPPP pohoi se, dërgoi rastin për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, me dyshime për korrupsion, duke vënë theksin në faktin se, investimet e konsiderueshme në pasuri të paluajtshme dhe aktivitet biznesi nuk ishin të justifikuara nga burime të ligjshme.

Emri i politikanit dihet vetëm nga katër veta; nga drejtori i DPPPP, nga Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe Prokurori i Përgjithshëm, i cili pritet të urdhëroj verifikimin e plotë të pastrimit të parave dhe arrestimin e tij.

Adriatik Llalla ka marrë një suport të fortë nga SHBA e natyrisht dhe nga disa krerë të rëndësishëm nga politika shqiptare për të bërë arrestime kundra politikanëve të përfshirë në korrupsion. Mësohet se sot për sot Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është personi me i besuar për amerikanët. Dhe ka dorë të lirë për të ndëshkuar. Por një problem i madh del para Kryeprokurorit pasi gjykatat janë të korruptuara dhe marrin para në kembim të nxjerrjes nga burgu.

Këtu është thembra e Akilit. Prokuroria arreston, gjykata merr euro dhe i lëshon.

 

SHKARKO APP