Cili është qarku më i kujdesshëm? INSTAT: Nuk zë as 1 % të numrit total të aksidenteve

Qarku i Dibrës në periudhën Janar – Maj 2019 ka shënuar vetëm pesë aksidente. Sigurisht, asnjë aksident nuk përbën lajm të mirë, por ky qark nuk zë as 1 % të numrit total të aksidenteve.

Referuar INSTAT, në pesëmujorin e parë të vitit 2019 janë shënuar 583 aksidente rrugore në Shqipëri, prej të cilave qarku i Dibrës numëron pesë.

Nga ana tjetër, në muajin Maj, në këtë qark ka pasur zero aksidente rrugore, njësoj sikurse në qarkun e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i  fundit, përsa i përket periudhës Janar – Maj 2019, renditet si qarku i dytë me numrin më të ulët të aksidenteve, duke zënë 1.5 % të aksidenteve totale rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

INSTAT tregon se në pesë muaj, në Qarkun e Shkodrës ka pasur 9 aksidente rrugore.  Nga ana tjetër, Qarku me numrin më të lartë të aksidenteve, për shkak të popullaritetit dhe jo vetëm, është ai i Tiranës, me 264 aksidente rrugore në periudhën Janar – Maj 2019.

Sipas INSTAT, këto te fundit zënë rreth 45 % të totalit të aksidenteve rrugore të numëruara në këtë periudhë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?