Cili numëron më mirë votat: njeriu apo aparatura?
Ideja se një njeri mund të numërojë më mirë dhe më saktë se aparatura, mund të jetë për disa e kuptueshme. Por nuk është e saktë për një arsye të thjeshtë, thotë Rachael Cobb, profesore e shkencave politike në Universitetin Suffolk në Boston. “Njerëzit bëjnë gabime, kjo është thjesht në natyrën njerëzore. Makineritë ndonjëherë bëjnë gabime, por ne mund t’i testojmë pajisjet, t’i kontrollojmë dhe të riparojmë atë që ka shkaktuar gabimin”, thotë Cobb në një intervistë për DW.
Ajo hulumton zhvillimin e zgjedhjeve dhe administratën e zgjedhjeve. Në përgjithësi njerëzit bëjnë më shumë gabime, sepse ndryshe nga makinat ata dikur lodhen, thotë Cobb.
Ndoshta kështu e pa çështjen edhe një gjyqtar, kur ndaloi numërimin manual të martën (15.10.2024). Nuk është planifikuar asnjë trajnim për zyrtarët zgjedhorë dhe ndryshimi i procedurës aq pranë zgjedhjeve do të çonte në kaos, e argumentoi gjyqtari Robert McBurney vendimin e tij. Prandaj votat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Xhorxhia do të numërohen si zakonisht me makinë shkruan DW.