Çim Peka: Çani, Besa e Genci, prova që Rama e urren Kosovën
Gazetari Çim Peka ka bërë një deklaratë të fuqishme duke thënë se Arian Çani, Besa e Genci, është prova që kryeministri Edi Rama e urren Kosovën.
Në një postim në rrjetin social, gazetari shkruan mes tjerash: “Në TV-në e Ramës dhe nga gazetari tashmë i Ramës, masakrohen ministrat kosovar të Ramës. E pyet Besën për dajën e nuk e pyet Ramën për baba Pilon e Kristaqin! E pyet Besën për Batonin e nuk e pyet Ramën për Vuçiç.
Postimi i gazetarit Çim Peka
Çani, Besa e Genci, prova që Rama e urren Kosovën!! Në TV-në e Ramës dhe nga gazetari tashmë i Ramës, masakrohen ministrat kosovar të Ramës. E pyet Besën për dajën e nuk e pyet Ramën për baba Pilon e Kristaqin! E pyet Besën për Batonin e nuk e pyet Ramën për Vuçiç! Ti zgjedhësh nga Kosova për në qeveri dhe t’i marrësh nga pjesa më e zezë e saj, nuk do të thotë respekt për Kosovën. Do të thotë thjesht urrejtje për të. Ky është Rama, këta janë gazetarët e tij!!!
KOHA JONË SONDAZH

