Çim Peka përplaset me Spiropalin: Rama tentoi të joshte Agron Dukën
Ministrja e PS-së dhe kandidatja për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, Elisa Spiropali e ftuar këtë mbrëmje në emisionin ”Çim Peka Live”, teksa po diskutonin për listat me gazetarin Çim Peka, heshti kur ky i fundit tha se kryeministri Edi Rama ka tentuar të joshë kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.
Peka tha se Rama madje e ka ftuar për drekë Dukën dhe i është lutur që të bashkohen me të për zgjedhjet e 25 prillit, por rezultatet e mëvonshme kanë treguar se kreu i PAA-së nuk ka pranuar. Kjo gjë është mohuar nga Spiropali, e cila i cilësoi si Kulisa që mund t’i dinte vetëm Peka.
”Pse Nasip Naço dhe Lefter Koka kur i serviren Ramës nuk janë gjellë e përtypur? Pse kur Duka i duhet Ramës është i mirë, kur nuk i duhet është i keq. Ai Agron Duka që Rama tallej sot, dhe unë i dalë për zot fjalës që them, e ka ftuar me negociues dhe ka drekuar dhe Rama i është lutur ti bashkohet koaliconit të tij”,-tha Peka.