Çim Peka: Rama shkoi tre herë në stadium, 195 flakonë erdhën sot dorazi në orën 14:00 nga…
Gazetari Çim Peka deklaroi në emisionin Çim Peka LIVE se vaksinat kanë ardhur sot në Rinas në orën 14:00 dorazi.
“Janë gjithsesj 195 flakonë me 5 doza. Kanë ardhur sot dorazi në orën 14:00 nga Gjermania,” tha Peka, duke deklaruar se është bërë një ceremoni pompoze për vetëm 975 doza, që mjaftojnë as për 480 persona.
Por Peka tha se në fakt, kryeministri Edi Rama ka shkuar tre herë në stadium, por vaksinat nuk kishin ardhur.
“Në orën 13:00 vaksina nuk kishte mbërritur. Rama ka vajtur tre herë në stadium dhe nuk i kishte ardhur vaksina. Vetëm kur u sigurua për orën 14:00, e njoftoi vaksinimin,” tha Peka.
Sipas tij, nëse Aleksandër Vuçiç priti me pompozitet në aeroport vaksinat, Rama nuk shkoi atje sepse nuk ishte akoma i sigurt për mbërritjen e tyre.
I pyetur për këtë çështje, mjeku Pëllumb Pipero tha se nuk ka informacion. Ai tha se ishte njoftuar në mëngjes për vaksinimin.
“Kur nuk jeni ju informacion, që jeni në vijën e parë të luftës kundër Covid, po qytetarët çfarë informacioni mund të kenë?” tha Peka.