Çipa: Gazetarët e kanë të vështirë që të marrin një informacion për investimet publike apo koncesionet

I ftuar në Ora News, kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa u shpreh se ka një mungesë transparenca nga institucionet në lidhje me informacioni e kërkuar nga mediat.

Ai shtoi se për çështjen e krimit, shumë gazetarë përballen me krime dhe shantazhe, që vijnë nga anonimati.

Aleksandër Çipa: Ne konstatojmë se për shkak të mungesës së transparencës nuk vihet në dispozicion informacioni i kërkuar. Reporterët dhe gazetarët investigativë e kanë të vështirë që të marrin një informacion autentik në lidhje me investimet publike apo me koncesionet. Mbetet i paktë numri i redaksive që këmbëngulin te informacioni i kërkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për çështjen e krimit, shumë gazetarë përballen me krime dhe shantazhe, që vijnë nga anonimati. Organizata jonë dhe ato ndërkombëtare kemi ofruar solidaritetin tonë në lidhje me këto çështje. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?