Çipuri hesht për atentatin në Vlorë, nga spitali do shkojë në burg

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Armando Sulejmanin, i cili dyshohet se ishte objektivi i atentatit të 17 shkurtit në Vlorë. Por i ashtuquajturi Çipuri duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë për ngjarjen ku i vranë dy miq.

Armando Sulejmani duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë në lidhje me atentatin ku ai mbeti i plagosur dhe i vranë miqtë e tij Orest Rexho dhe Arjan Hasani.

39-vjeçari nuk ka bërë asnjë deklarim para gjytarëve që i caktuan masën e sigurisë “arrest me burg”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca u mbajt në spitalin e Vlorës, ku Sulejmani po trajtohet për dy plagët që mori në atentatin e 17 shkurtit në zonën e ujit të Ftohtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prej aty ai do të do të transferohet direkt në qelitë e paraburgimit.

39-vjeçari i njohur edhe si Çipuri u arrestua të hënën pasi policia i gjeti një pistoletë pa leje, të cilën dyshohet se e ka përdorur gjatë atentatit që i bënë.

Ndërkohë Policia e Vlorës ka shoqëruar disa dhjetra persona në lidhje me krimin e rëndë, por ende nuk ka autorë të arrestuar.

Pak minuta pas atentatit, policia gjeti armët e dyshuara që u përdorën për atentatin dhe një makinë të djegur.

Materialet janë dërguar për ekspertim për gjurmë të mundshme, por ende nuk ka detaje.

Hetimet janë përqëndruar tek larja e hesapeve mes grupeve kriminale në Vlorë, pistë kjo e përforcuar nga e shkuara e Sulejmanit si anëtar i ish-bandës së Gaxhait por i hetuar si i përfshirë në një seri ngjarjes kriminale gjatë viteve të fundit.

Ora News - Çipuri hesht për atentatin në Vlorë, nga spitali do shkojë në burg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?