Çipuri hesht për atentatin, nga spitali shkon në burg

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Armando Sulejmanin, i cili dyshohet se ishte objektivi i atentatit të 17 shkurtit në Vlorë. I ashtuquajturi Çipuri duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë për ngjarjen ku i vranë dy miq. Armando Sulejmani duket se ka vendosur të heshtë para drejtësisë në lidhje me atentatin ku ai mbeti i plagosur dhe i vranë miqtë e tij Orest Rexho dhe Arjan Hasani. 39-vjeçari nuk ka bërë asnjë deklarim para gjytarëve që i caktuan masën e sigurisë “arrest me burg”.

Seanca u mbajt në spitalin e Vlorës, ku Sulejmani po trajtohet për dy plagët që mori në atentatin e 17 shkurtit në zonën e ujit të Ftohtë. Prej aty ai do të do të transferohet direkt në qelitë e paraburgimit. 39-vjeçari i njohur edhe si Çipuri u arrestua të hënën pasi policia i gjeti një pistoletë pa leje, të cilën dyshohet se e ka përdorur gjatë atentatit që i bënë.

Ndërkohë Policia e Vlorës ka shoqëruar disa dhjetra persona në lidhje me krimin e rëndë, por ende nuk ka autorë të arrestuar. Pak minuta pas atentatit, policia gjeti armët e dyshuara që u përdorën për atentatin dhe një makinë të djegur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet janë dërguar për ekspertim për gjurmë të mundshme por ende nuk ka detaje. Hetimet janë përqëndruar tek larja e hesapeve mes grupeve kriminale në Vlorë, pistë kjo e përforcuar nga e shkuara e Sulejmanit si anëtar i ish-bandës së Gaxhait por i hetuar si i përfshirë në një seri ngjarjes kriminale gjatë viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?