Çitaku dhe Kusari ministrit Bushati: Të priftë e mbara miku ynë
Ditmir Bushati është në pritje të dekretimit të shkarkimit të tij nga Presidenti Meta për t’u larguar nga detyra e Ministrit të Jashtëm, post që e mban prej më shumë se pesë vitesh.
Në adresë të Bushatit ka pasur disa mesazhe ‘ngushëlluese’, ku më të fundit janë të Vlora Çitakut, ambasadore e Kosovës në SHBA dhe Mimoza Kusarit, kryetare e Komunës së Gjilanit. ”Faleminderit @ditmirbushati për punën dhe perkushtimin! Të priftë e mbara gjithmonë”, shkruan Çitaku në Twitter.
Nga ana tjetër, Kusari shkruan: ”Faleminderit nga thellësia e zemrës @ditmirbushati për shërbimin ndaj vendit dhe kombit! Ishte nder dhe privilegj puna dhe bashkëpunimi si nga pozita e Ministres, ashtu edhe nga pozita e Kryetares së Komunës #Gjakovës Të priftë e mbara miku ynë”.

KOHA JONË SONDAZH

