“Çitozi nuk më pëlqeu”, Xhisiela: Ç’më tha Emilano Nuhu

Ajo është 25 vjeçe dhe prej ditësh ndodhet në qendër të vëmendjes mediatike për atë çfarë i ka ndodhur që sot e mohoi duke thënë se kishte kallëzuar djalin e deputetit të PS sepse ishte bërë xheloze. Xhisiela Maloku ka treguar në “Open” edhe për dëshmitë e saj në komisariat dhe kontaktet me dy oficerët e policisë Gentian Çitozi dhe Emiljano Nuhu.

Më thuaj diçka për sjelljen e Çitozit?
Nuk më pëlqeu sjellja e tij.

Çfarë bëri ose çfarë nuk bëri që s’të pëlqeu?
Nuk e di por nuk më pëlqeu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk bëri pyetjet e duhura?
Pyetjet e duhura, nuk e di nuk më pëlqeu. Favorizonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bënte presion?
Thoshte mendimet e tij. Mënyra si fliste. Thoshte tërhiqe por nuk më ndikoi.

Ti ke vajtur në SHKB dhe e ke denoncuar?
Po nga fjalët që më tha mu duk se po favorizonte palën tjetër. Unë shkova me dëshirën time.

Çfarë ndodhi pasi përfundoi marrja në pyetje?
Mbaroi rreth orës 23:00.

Dole nga komisariati kush ishte jashtë?
Kam parë vetëm një kushëri të Rexhepit që po e priste. Rexhepi doli pas meje.
Unë shkova tek halla në Krujë e kam 2 minuta larg. Shkova vetëm.

Të nesërmen ku shkove?
Shkova në komisariatin numër 3 për të denoncuar. Më thanë të shkoja tek SHKB. Denoncova në SHKB Çitozin.

Pra u nise për Rexhepin dhe e denoncove Çitozin?
Po se duhej të jepja arsyen e tërheqjes së denoncimit ndaj Rexhepit. Për favorizim. Me sa di unë është thirrur Rexhepi në polici.
Atë natë pasi tërhoqa denoncimin ai iku sërish në Sarandë dhe unë ndaj shkova sërish në polici. Pas një jave kam shkuar dhe kam takuar oficerin Emiljano.

Keni dhënë një dëshmi?
Po kam dhënë një dëshmi. Jemi takuar në prokurorinë e Krujës. Jam vënë në dijeni se ky ishte hetuesi i çështjes dhe do marrë deklarimet. Pastaj e takova në komisariatin e Krujës. Ai po fillonte të bënte pyetje jashtë hetimet që po bënte.

Kush është familja Rraja, me çfarë merren, a janë të lidhur me krimin. Po më pyeste jashtë temës.
I thashë që nuk janë gjërat siç thua. Më tha mos ki frikë, se unë nuk i kam frikë. Tha unë ata do t’i shkatërroj.
I thashë që nuk kam frikë. I thashë po do të nisësh hetimet për ata nise për ata. Çështja ime është tjetër.

Si dëshiron që ne të ndihmojmë? Cila është ndihma që kërkon nga unë?
Dua të zbardhen të vërtetat e ngjarjes.

Po sikur të jenë të vërteta?
Por nuk janë të vërteta.

Po sikur prokuroria, gjykata t’i nxjerrë?
Jo nuk ka si dalin sepse nuk janë të vërteta. Është i pafajshëm. Ai ka pasur vetëm fajin që ka ikur me pushime.

A të ka dhunuar psikologjikisht?
Po psikologjikisht po.

Ti thua se të ka qëlluar me shpullë. Nuk është dhunë?
Po një shpullë. Edhe unë e kam qëlluar atë, jo atë ditë.

A do të riktheheshe me Rexhepin?
Jo nuk do rikthehesha.

Do largohesh nga vendlindja?
Po do largohem sepse nuk e duroj dot mentalitetin. Të të thonë të përdhunohesh nga i dashuri është shumë i rëndë.

Do largohesh nga Shqipëria?
Po dua të largohem, do iki tek njerëzit e mi që kam jashtë.

A është duke u dhënë kjo intervistë me vullnetin tënd të plotë?
Absolutisht po.

Ne jemi duke u takuar në Durrës me çfarë erdhe?
Me taksi.

Pse pranove ta japësh këtë intervistë?
Pranova sepse po përfshihen shumë njerëz të pafajshëm duke nisur nga Rexhepi. Ishte një gabim i imi dhe të bëhet një show kaq i madh mediatik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?